Ja çka tha Zaev pas takimit më Nimicin (VIDEO)


Ndërmjetësi i KB-së në kontestin për emrin Methju Nimic, pas takimeve me presidentin Gjorge Ivanov në vilën “Vodno” dhe me kryeministrin Zoran Zaev në Qeveri, pasdite mbërriti në MPJ në bisedime me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov.

Është paraparë, Nimici dhe Dimotrovi pas takimit të japin deklarata për mediat.

Ndërmjetësi pastaj shkon në Kiuvend në takime me liderët e BDI-së Ali Ahmeti dhe të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.

Methju Nimic në Shkup erdhi dje, pas vizitës në Athinë ku pati takime me ministrin grek të Punëve të Jashtme Nikos Koxias dhe me Jorgos Kumicakos, përgjegjës për politikë të jashtme në Demokracinë e Re opozitare.

Menjëherë pas arritjes, vetëm shkurt porositi se “pas Athinës pret bisedime të mira edhe në Shkup”.

“Patëm takime të mira në Athinë. Shpresojmë se do të kemi takime të mira edhe këtu. Gëzohem në takimet me Qeverinë dhe me liderët e tjerë”. deklaroi ndërmjetësi Nimic pas arritjes në Shkup.