Ja cilët rrugë të Shkupit janë bllokuar përshkak të Maratonës


Për shkak të “Maratonës Viz Er të Shkupit 2018”, e organizuar nga “Lidhja e sporteve të Shkupit” dhe në të cilin është paraparë të marrin pjesë 10.000 garues prej pesëdhjetë vendeve, të dielën më 6 maj disa rrugë të caktuara do të jenë të ndaluara për komunikacion. Sektori për siguri në komunikcionin në rrugë në kuadër të SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët e rajonit qendror më të gjerë të qytetit.

MPB kumtoi se për garën në 5.000 metra është paraparë trase e lëvizjes përmes sheshit Maqedonia, përmes Urës së gurit në të majtë pranë teatrit të ri, pastaj në të majtë përmes urës Goce Dellçev pranë bul. Ilinden dhe përmes tij në të majtë nëpër rrugët “Ruzveltova”, “M.T.Gologanov”, “Dimitrie Çupovski”, “11 Tetori” dhe para Portës Maqedonia kthehet në të majtë në sheshin Maqedonia ku është edhe caku.

Starti për gjysmëmaratonën në 21 kilometra është nga sheshi Maqedonia përmes Urës së gurit, në të majtë pranë teatrit të ri, pastaj në të majtë përmes urës Goce Dellçev pranë bul. Ilinden në të majtë nëpër rr. “Lublanska” dhe rr. “Moskovska”, në të djathtë nëpër rr. “Vojvoda Vasil Çakallarov”, në fund të rrugës kthehet mbrapa dhe kalohet nëpër rrugët “M.T. Gologanov “, “Dimitrie Çupovski”, “11 Tetori”, “Republika e Krushevës”, nëpër bul. “Brigada e Tretë Maqedonase”, rr. “Franjo Kluz”, bul. “Jane Sandanski” deri në fund para semaforit me bul. “Serbia” ku kthehet mbrapa nëpër bul. “Jane Sandanski” dhe rrugët “Franjo Kluz”, “Republika e Krushevës”, “11 Tetori”, hyhet përmes Portës Maqedonia dhe në sheshin ku është edhe caku.

Edhe gara kryesore e maratonës do të zhvillohet nëpër rrugët e njëjta si edhe gjysmëmaratona, por edhe me një xhiro plotësuese.

Policia u bën apel qytetarëve për mirëkuptim dhe respektim të regjimit të posaçëm të komunikacionit gjatë mbajtjes së ngjarjes.