“Јashtë shtëpisë” së Anjeza Majës, mësoni vlerat ushqyese të vajit të shegës së egër!


“Sot nuk jemi Në shtëpinë tonë, kemi dalë për barbeque!”

Anjeza Maja dhe Flori, të cilët drejtojnë emisionin e mëngjesit në TCH, “Në Shtëpinë tonë”,  me të ftuarit e tyre të zakonshëm kanë përcjellë sot vlerat ushqyese që ka vaji i shegës së egër.

Vaji i shegës së egër: Janë të shumta vlerat ushqyese të shegës së egër dhe nënprodukteve të saj. Sot do të flasim për vajin që përftohet nga farat, i cili konsumohet për shëndetin e zemrës, për forcimin e kockave dhe për t’i shtuar organizmit tonë antioksidantë të fuqishëm. Vaji i shegës së egër përdoret për përdorim të brendshëm, për të cilat flet mjeku popullor Ylli Merja dhe gjithashtu për shëndetin e lëkurës dhe flokëve, ku ekspertja e biokozmetikës Anxhela Panxhi na sugjeron disa maska dhe përdorime të thjeshta dhe efikase./Albanian Free Press