Ivanov uron shqiptarët për ditën e gjuhës shqipe


Presidenti Gjorge Ivanov, me rastin e 22 nëntorit – Ditës së Alfabetit shqiptar, përgëzoi komunitetin shqiptar në Maqedoni.

Krijimi i alfabetit është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e arsimimit dhe kulturës së një kombi, është pasqyrë e civilizimit dhe një nga tiparet thelbësore të vetëdijes kolektive dhe identitetit të popujve. Festa e sotme, 22 nëntori, është një ditë e rëndësishme për anëtarët e komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë. Gjuha shqipe është një pjesë e rëndësishme e shoqërisë multietnike dhe multilinguiste maqedonase. Me këtë rast dua ti përgëzoj qytetarët e komunitetit shqipëtar në Maqedoni për shënimin e Ditën së Alfabetit dhe ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të punojnë së bashku për të nxitur dhe për të ruajtur paqen dhe traditën maqedonase të bashkëjetesës dhe atë të respektimit të dallimeve “- thuhet mes tjerash në urimin e Presidentit Ivanov.