Ivanov nuk e pranon marrveshjen me Greqinë: Shkel kushtetutën, dëmton interesat kombëtare


Edhe në takimin e sotëm me ushtruesin e detyrës zëvendësndihmës sekretarin e Departamentit të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Methju Palmer, presidenti ka ripotencuar se nuk pranon marrëveshje e cila e shkel Kushtetutën, ligjet, që prish institucionet shtetërore dhe që është në dëm të interesave kombëtare të Maqedonisë. Gjithsesi edhe pse është kundër marrëveshjes me Greqinë, në takim, presidenti Ivanov ka potencuar se ruajtja e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë është me rëndësi kyçe për të gjithë kontinentin evropian.
Sa i përket faktit që marrëveshja është kusht për antarësimin e vendit në NATO, Ivanov potencon se Republika e Maqedonisë, që në vitin 2008 i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në NATO dhe gjithë këto vite në mënyrë aktive ka kontribuar në misionet e NATO-s, së bashku me vendet anëtare, pra  e meriton anëtarësimin pa kushte plotësuese./TVM2