Ivanov kërkon nga MPJ-ja raporte për rrjedhën dhe epilogun nga raundi i fundit i bisedimeve për emrin


Presidenti Gjorge Ivanov nuk është informuar për epilogun nga takimi i fundit i ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla  Dimtirov dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias me ambasadorin Methju Nimic, informojnë nga Kabineti i presidentit.

“Presidenti i Maqedonisë konsideron se është e domosdoshme të informohet edhe opinioni i Maqedonisë për vijimin e bisedimeve në procesin për tejkalimin e dallimeve rreth emrit”, qëndron në kumtesën për media.

Presidenti Ivanov është kthyer nga Turqia në Maqedoni që të dielën në mëngjes, thonë nga Kabineti, pas deklaratës së sotme të kryeministrit Zaev, se do të pasojë takim liderësh për kontestin me emrin kur të gjithë pjesëmarrësit do të jenë në vend, duke theksuar se shefi i shtetit është më Turqi./koha