Ivanov a do ta nënshkruan të enjten Ligjin për përdorimin e gjuhëve?


Presidenti Gjorgje Ivanov deri të enjten në mesnatë duhet që ta nënshkruaj dekretin për miratimin e Ligjit për gjuhët ose ta kthenë në Parlament me vërejtje ose pa vërejtje, transmeton Zhurnal.

Parlamenti e solli Ligjin për përodirmin e gjuhëve më 11 Janar, ku më pas teksti është dërguar deri tek kabineti i presidentit Ivanov.

Presidenti mund të vendosë që të mos e nënshkruaj dekretin për miratimin e ligjit. Në këtë rast, sipas nenit 75 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Parlamenti për herë të dytë do ta shikon ligjin dhe nëse e miraton, presidenti nuk është i obliguar që ta nënshkruan.

Gjithashtu i obliguar që ta nënshkruaj është atëherë kur ligji sillet me dy të tretën e shumicës së votave në Parlament.