Ismet Ramadani: Celulat e para Ruse në Maqedoni u krijuan me mbështetje indirekte të BDI-së


Ismet Ramadani ka theksuar se BDI nuk është e pafajshme për tentimin e strukturës së mëparshme qeverisëse për t’u lidhur me sturkturat e nëntokës ruse, të cilat janë të lidhura edhe me politikën e jashtme të Moskës.

“Nuk është e pafajshme edhe BDI-ja në këtë rast, jo për faktin se drejtpërdrejt ka qenë e lidhur ndoshta me disa struktura ruse e proruse, por për faktin se i ka dhënë mundësi partnerit të sa, VMRO-së, duke bashkëpunuar me ata, duke bashkëvepruar, që atana mbështesin politikën e tyre tek rusët. Dhe indirket edhe partia shqiptare, BDI, ka kontribuar që krjohen foletë e para të ndikimit rus në Maqedoni”, deklaroi Ramadani.