Ish-kryeministri Buçkovski punëson djalin në ndërmarrje qeveritare


Edhe ish-kryeministri socialdemokrat Vllado Buçkovski ka punësuar djalin e tij në ndërmarrjen elektroenergjetike “MEPSO” që është nën ombrellën e shtetit.

Bëhet fjalë për Damjan Buçkovskin, i cili u punësua në konkursin e fundit, ka shkruar gazetari Zoran Bozhinovski, duke shtuar se me këtë punësim është shpërblyer Vllado Buçkovski. Po ashtu në këtë ndërmarrje është punësuar edhe vajza e nënkryetarit të BDI-së, Nevzat Bejta.