Ish komandanti i UÇK-së, Ali Ahmeti hedh vallen te dasma e madhe e Pollozhanit në Strugë


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka vendosur që të respektoj familjen nga Struga të rektorit të Universitetit “Nëna Terezë”, Aziz Pollozhanit, raporton portali Amerika-Radio.

Njeriu i parë i BDI-së, Ahmeti ka marrë pjesë në dasmën e madhe të djalit(KRESHNIK POLLOZHANI) të rektorit,Aziz Pollozhanit.

Ahmeti së bashku me disa funksionar të BDI-së kanë qenë të pranishëm në dasmën e madhe të familjes Pollozhani nga Struga, ku profesori Aziz Polllozhani ka martuar djalin e tij.

Në një atmosfer të këndshme, vërehet se si vallzon Ahmeti me ciftin e ri Pollozhani.

Ndryshe, Aziz Pollozhani ka qenë ish ministër i Arsimit dhe ish ambasador i Maqedonisë në Gjenevë të Zvicrës.