Investitorët gjerman me vlerësim negativ për Qeverinë pasi është fokusuar vetëm në politikën e jashtme


Koncentrimi në politikën e jashtme e ka tërhequr vëmendjen nga ekonomia. Për shkak të kësaj, asnjë nga investitorët gjerman në vend nuk ka thënë mirë për punën e Qeverisë, ndërsa 46 për qind kanë theksuar se është keq, tregon anketa e fundit për klimën biznesore mes anëtarëve të Biznesit maqedono- gjerman.

Kompanitë kërkojnë siguri juridike, siguri dhe parashikime që të planifikojnë dhe realizojnë investimet, presim përfshirje të madhe në sjelljen e ndryshimeve ligjore si dhe luftë të mëtejme intensive me korrupsionin dhe krimin. Konsiderojnë se është shpejtuar me reformat tatimore.

Megjithatë paralajmërojnë investime të reja dhe zgjerim të atyre ekzistues.

Sipas anketës të cilën e ka prezantuar sot drejtori i Delegacionit të ekonomisë gjermane, Patrik Martens, 76 për qind përsëri do të investonin këtu, ndërsa 61  për qind e kompanive duan në vend të sillet euro.

Lidhur me situatën ekonomike, 56 për qind e investitorëve për vitin 2018 kanë dhënë vlerësim negativ, ndërsa për sivjet janë optimistë, edhe pse 54 për qind nuk shpresojnë në ndryshime më të mëdha.

“Qeveria momentalisht është e koncentruar në politikën e jashtme, ndërsa fokusi i ekonomisë pak është humbur. Vullnet i mirë për luftën kundër korrupsionit ekziston, por gjatë jetës së përditshme ka vështirësi për gjyqësinë e pavarur e cila do t’i implementojë ligjet. Besimi në gjyqësinë është jostabil dhe pohimet e tipit: ‘nëse ky avokat është në anën time apo tjetër, mund të rrënohet”, ka thënë Martens.

Në anketë pozitivisht janë vlerësuar shpenzimet e punës, produktiviteti dhe gatishmëria e personelit të punës.

Sipas Martensit, investimet e huaja në vend ende nuk e kanë arritur maksimumin.

“Gjithsej 43 për qind e kompanive planifikojnë të rrisin investimet, 48 për qind nuk planifikojnë investime të reja, ndërsa 10 për qind planifikojnë të ulin investimet e tyre. Lidhur me numrin e të punësuarve, 39 për qind paralajmërojnë punësime të reja, 51 për qind do të mbeten në numrin e njëjtë të të punësuarve, derisa 10 për qind planifikojnë të zvogëlojnë punësimet”, ka thënë Martens.

I pyetur nëse “Dreksel maer” planifikon të largohet nga vendi, Martens ka qenë kategorik dhe ka thënë se ato janë fjalë. “Diçka të tillë nuk kam dëgjuar, as edhe mund të paramendojë sepse kjo kompani është edhe pjesë e projektit për arsim dual”, ka nënvizuar Martens.

Lidhur me investimet e reja, ka zbuluar se bëhet fjalë për kompani nga industria automobilistike dhe makinerike, por jo vetëm nga Gjermania por edhe SHBA dhe Austria.

Në vend tani për tani punojnë 200 kompani me kapital gjerman të cilët punësojnë 20 mijë persona.

Këmbimi tregtar, me Gjermaninë vitin e kaluar ka arrit 3.6 miliardë euro.