Investim prej 9 milionë eurosh me 250 punësime të reja në Koçan


Zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev ka marrë pjesë në hapjen solemne të kompanisë holandeze Antura MK në Koçan.

Ai ka thënë se masat e Planit për rritje ekonomike po japin rezultatet e dëshiruara, njofton Medial.mk.

Investimi i plotë i kësaj kompanie arrin në 15 milionë euro, ku në fazën e parë janë 6 milionë euro ndërsa në të dytën 9 milionë euro.