Intervistë me Arben Taravarin: Kurrë më në një qeveri me Zaevin


Për udhëheqësinë e re të VMRO-DPMNE-së nuk kam koment të veçantë. Do të doja që ata të reformohen dhe udhëheqësia e re të distancohet prej garniturës së kaluar, thotë Taravari.

Nuk mund të besoj që LSDM u ndikua deri në atë shkallë nga BDI saqë atyre u pengon shkatërruan gjithçka që nuk është me ata, thekson ish-ministrii shëndetësisë.

Z.Taravari, kaluan gjysmë viti nga momenti kur u ulët në zyren e kryetarit të Komunës së Gostivarit. Gjatë momenteve kur ishit në kampanjë, a ishin pritjet tuaja se do të ballafaqoheni me rezistencë aq të madhe nga ana e LSDM-së dhe BDI-së, me të cilët përderisa ishit Ministër i Shëndetësisë ishit partner të koalicionit qeveritar?
Akoma nuk mund ta besoj! Posaqërisht nuk e besoja që LSDM do të arrijë në këtë nivel. Për BDI-në e dija, ata në këtë mënyrë funksionojnë vite me rradhë, në fund të fundit ata ishin pjesë e regjimit dhjetëvjeçar. Në asnjë moment BDI nuk tentoi ti thotë mjaftë Gruevskit. Ata në katër raste i votuan ndryshimet kadrovike të Gruevskit, të cilët më vonë u treguan fatale për shoqërinë në Maqedoni. Mirëpo ne si Aleanca për Shqiptarët besuam në qeverinë e reformave, edhe pse pjesë e asaj qeverie kishim anëtarë të ish-regjimit, por ajo qeveri ishte qeveri e numrave. Vetëm me atë përbërje ishte e mundur që regjimi mizor të rëzohet dhe jemi shumë krenar që ishim pjesë e shumicës që çliroi shoqërinë maqedonase. Sikur përsëri të kthehet koha, edhe përkundër përvojë që kemi me LSDM-në, ne përsëri do ta bënim të njejtën gjë. Mirëpo, se LSDM do të bjerë në atë nivel të ndikimit të BDI-së saqë tu pengoj dhe të shkatërrojë çdogjë që nuk është me ata, nuk do e kam besuar kurrë.
Se LSDM e kryesuar nga Zaevi dhe disa kuadrove të reja dhe perspektiv për vetëm gjashtë muaj do të fillonte të funksionojë si binomi VMRO-BDI, nuk është për të besuar, por në realitet, për fat të keq, ajo po ndodh.

Në çfarë gjendje e gjetët Komunën? Përmendët borxh prej 3.5 milionë eurove vetëm në Komunë dhe rreth 6.5 milionë euro borxh ndaj Ndërmarrjes Publike “Komunalec”? Cilët janë projektet tua për qytetin që dëshironi ti realizoni menjëherë dhe cilët deri në fund të mandatit tuaj?
Po, e saktë që borxhi total i Komunës bashkë me ndërmarrjet publike janë rreth 10 milionë euro. Atë që premtova gjatë kampanjës do të tentoj ta realizojë: punë transparente dhe me llogaridhënie, depolitizim i arsimit dhe administratës (aq sa do të mundem), ujë të pastër dhe të filtruar, ajër dhe qytet të pastër, investime në infrastrukturën arsimore, laboratori dhe SMART tabela nëpër shkolla, qendër për fëmijë me kërkesa të veçanta, kanalizime dhe asfaltime të rrugëve, garazhe me kate, investime në avancimin e sportit dhe mënyrës së shëndetshme të të jetuarit dhe ndihmë për eventet kulturore në Gostivar, duke pasur parasysh se pothuajse plotësisht jemi të çkyqur nga qeverisja qendrore.

Për një periudhë të shkurtër kohore, prej bashkëpuntor me kryeministrin Zoran Zaev u transformuat në armiq politik. Si e vlerësoni punën e deritanishme të qeverisjes së tij?
Shumë të çuditshme, prej një nga ministrat e zakonshëm në qeveri, u bëra armiku më i madh i Zaevit, përshkak të një arsye të vetme: për atë se e fitova atë bashkë me BDI-në në Gostivar. Për fitoren time vendosën qytetarët e Gostivarit dhe tani ata duhet të durojnë vetëm pse kanë vendosur ndryshe nga dëshira e kryeministrit. Pikërisht për këtë arsye organizohen zgjedhje, që dikush të fitojë e diksh ta humb besimin e qytetarëve. Të ndodhte ndryshe, kryeministri do ti caktonte kryetarët e komunave. Dhe pas kësaj, Zaev nën presionin e BDI-së vendosi të bëjë çdogjë të mundur që Taravari të mos jetë i suksesshëm. Puna shkoi deri aty saqë i bënë të gjitha obstruksionet që mund qeverisja qendrore ti bëjë ndaj asaj lokale. Sipas disa analistëve politik në Maqedoni, as Gruevski nuk ia ka bërë këtë Zaevit kur ky i dyti ishte kryetar i Strumicës. Me çfarë meritova këtë? Vallë për këtë duhet të pësojnë 100 mijë qytetarë të Gostivarit të cilët vendosën kundër dëshirës së kryeministrit dhe BDI-së? Nëse nuk je me ne, patjetër të jesh i bllokuar pa marrë parasysh çmimin dhe të mos të korrësh sukses! Këto janë shenjat e regjimit totalitar.

Si e vlerësoni ministrimin e pasaardhësit tuaj në shëndetësi Venko Filipëe gjatë muajve të udhëheqësisë së tij me këtë dikaster?
Nuk do të doja të jap vlerësime për pasaardhësin tim. I dëshirojë çdogjë të mirë dhe shumë sukses. Më vjen mirë që tani ndaluan sulmet, fajësimet dhe kritikat e opozitës (VMRO-DPMNE) ndaj kësaj ministrie. Kam përshtypjen se tashmë puna aty rrjedh qetë dhe në mënyrë të relaksuar. Uroj të ketë reforma sa më të suksesshme në shëndetësi, me qëllim të kemi sistem sa më të mirë për pacientët dhe punonjësit shëndetësor.


Prej kësaj distancë kohore, sikur të kishit mundësi, a do të kishit vendosur që të largoheni prej pozitës së ministrit që të kandidoheni për kryetar komune? Sikur mos të ndodhte largimi juaj nga Shëndetësia, ndoshta nuk do ndodhte edhe përçarja e koalicionit me LSDM-në, e cila “u pengua” në zgjidhjen e ministrit të ri në këtë resor?
Aspak nuk kam ndryshuar mëndje. Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të fitosh përkrahjen e bashkëqytetarëve prej të gjitha komuniteteve etnike, edhe atë në një konkurrencë jolojale, ku dy parti (LSDM dhe BDI) kanë një kandidat të përbashkët, dhe në ndërkohë angazhohen të gjitha mekanizmat e shtetit, me kryeministrin, me ministrinë e punëve të brendshme, presione, ryshfet, kërcënime…
Hipotetikisht, edhe sikur mos të kandidohesha për kryetar komune, tani nuk do të isha ministër i shëndetësisë. Për këtë garantoj! BDI veçse filloi të frikësohet prej përkrahjes që fituam prej qytatarëve dhe do të bënin gjithçka të mundur për të na larguar nga Ministria e Shëndetësisë. Në atë rast, ne nuk do të kishim asnjë komunë dhe pa kredibilitet në qeveri. Ne, edhepse ishim pjesë e qeverisë, padrejtësisht, nuk e dinim që LSDM nuk do të ketë kandidat të saj për kryetar komune në Gostivar, Tetovë dhe Çair. Dhe shumë punë të tjera në qeveri bëheshin pa dijen tonë dhe kishim parandjenjë për lojërat e ulëta të shumicës së re “reformative”.


as gjitha ngjarjeve në relacion Aleanca për Shqiptarët – BDI-LSDM, a ka hapësirë për rikthimin tuaj në koalicionin qeverisës, duke patur parasysh se kryeministri paralajmëroi se do të ketë zgjerim të shumicës parlamentare dhe rekonstruim të Qeverisë? Në këtë kontekst, a do ta komentoni lidershipin e ri të VMRO-DPMNE-së dhe vallë a është e mundur që pikërisht me atë lidership të gjeni gjuhë të përbashkët për mposhtjen e qeverisë aktuale?

Deri në këtë moment në adresën tonë nuk ka arritur ofertë për rikthimin e tanimë qeverisë “së vërtetë reformative”. Personalisht unë mendoj që pas gjithë kësaj që ndodh me këtë qeveri nuk do të doja që të kthehemi në përbërjen aktuale të qeverisë, mirëpo ky është qëndrimi im personal. Funksionimi i qeverisë së Zaevit është njejtë si qeveria e kaluar, aty është edhe Amdi Bajram, dhe shumë kuadro tjerë të regjimit dhe sinqerisht shumë përngjanë të së kaluarës së keqe të Republikës së Maqedonisë. Do të doja shumë që të jem gabim! Mos të jem i keqkuptuar, gjithçka duhet të rrjedh siç duhet sepse në fund të gjithë duam që qytetarëve tu mundësojmë jetë normale në Maqedoni. Për lidershipin e ri të VMRO-DPMNE-së, nuk kam koment të veçantë. Do të doja që ata të reformohen dhe lidershipi i ri të distancohet prej përbërjes së kaluar. Sa do të kenë mundësi dhe kapacitete këtë ta realizojnë, nuk e di, koha do të tregon. Është mirë edhe për Maqedoninë që të kemi opozitë kualitative, racionale dhe konstruktive.

Goran Adamovski