Interpelanca e VMRO, Analistët: Momenti që shqiptarët t`a fusin në “sarmë” Zaevin


Lidhur me paralajmrimet e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se të mërkurën bie Qeveria Zaev, duke aluduar se interpelanca e kësaj partia për mosbesim ndaj Qeverisë Zaev, të mërkurën në Parlament do të mbështetet nga shumica parlamentare, për analistët është një deklaratë euforike dhe pa bazë, për arsye se Mickoski nuk ka asnjë shans që ti sigurojë votat e nevojshme për rrëzimin e qeverisë Zaev, shkruan Zhurnal.

“Edhe po të ketë eventualisht ndonjë përkrahje nga partneri i saj 10 vjeçar, BDI-ja, VMRO-DPMNE nuk mund të sigurojë votat e nevojshme për rrëzimin e qeverisë Zaev. Kjo nuk mund të ndodh para së gjithash falë këmbëngulësisë së opozitës shqiptare që të mos përkrahë rikthim të VMRO-së në pushtet edhe përkundër vërejtjeve që ka shprehur ndaj qeverisë Zaev. Në këtë drejtim, më së shumti kundër vetvetes ka punuar vetë udhëheqësia e re e VMRO-së, me qëndrimet e tyre kundër shqiptarëve”, thotë për Zhurnal, Isen Saliu, analist.

Sipas tij, Zaev nga ana tjetër është përforcuar me deputetë maqedonas që deri dje ishin besnikë ndaj VMRO-DPMNE-së.

“Ky përforcim mund të ketë ndodhur me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, ku si duket ende ekziston frika se me lojëra në prapaskenë mund të rikthehet në pushtet koalicioni VMRO-BDI”, nënvizon Saliu.

Nga ana tjetër, Shpëtim Pollozhani një njoheës i zhvillimeve politike në vend thekson se kërkesa e VMRO-së për interpelancë është një përpjekje për t’a plotësuar vakumin dhe shterpësinë e tyre të veprimit politik.

“Projekti antik i’u dështoi dhe tani janë në kërkim të rrugëve të reja për t’u kunsoliduar dhe për t’a zënë hapin me rrymat europiane dhe progresive, mirëpo, përfshirja e llojit të Filip Petrovskit në komitetin egzekutiv, le për të dëshiruar. Kjo parti lindi dhe u faktorizua me politikë anti-shqiptare dhe tani e kenë shumë të veshtirë të sillen si filoshqiptarë. Tani është momenti që shqiptarët t’a fusin në sarmë (teknikë e mundjes), Zaevin duke kërkuar që premtimet verbal t’i hedhë në letër; natyrisht në rast se ka shqiptarë të tillë në qeveri”, thekson për Zhurnal, Shpëtim Pollozhani.