I punësuari në DAP arrestohet për marrje ryshfeti


Një i punësuar në Drejtorinë e të Hyrave Publike me iniciale L.S është arrestuar në nj kafene në qendër të Shkupit, gjegjësisht në qendrën tregtare Zebra, mëson „Nezavisen Vesnik“. Sipas informatave jozyrtare, i dyshuari është ulur në kafene dhe një grua i ka dhënë një zarf me para. Bëhet fjalë për marrje ryshfeti. I dyshuari me pranga në duar qëndroi 3 orë të tëra para kafenesë, para tij disa zyrtarë të policisë numronin të hollat të cilat ai i mori. Nga MPB nuk japin detaje dhe thonë se nesër do të dalin me informata zyrtare rreth këtij rasti.