Hojt Ji do jetë ambasador i ri i SHBA-së në Maqedoni


Hojt Brajan Ji do të jetë ambasadori i ri i SHBA-së në Maqedoni, njofton “Al Jazeera Balkans”. Informacionin e ka konfirmuar edhe Stejt Departmenti për korrespondentin e “Al Jazeeras” në Uashington.

Ji do të zëvendësojë Xhes Bejlin i cili ishte emëruar në vitin 2014. Brajan Ji është diplomat me karrierë dhe për momentin ushtron funksionin zv/asistent sekretar për Evropë dhe çështje evropiane në administratën e SHBA-së në Uashington. Ai është përgjegjës edhe për raportet e SHBA-së me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore.