Hisen Xhemaili, ministër i ri për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore


Hisen Xhamaili prej sot është emëruar ministër për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore. Këtë detyrë e ka marrë nga ministri i deritanishëm Zoran Shapuriq.

Gjatë pranim dorëzimit të detyrës, dy ministrat biseduam për klimën investuese, Ligjin për mbështetje financiare të investimeve si dhe për sfidat e ekonomisë së vendit.

“Angazhimi im si ministër i obliguar për kompanitë e vendit do të jetë në drejtim të realizimit të programit të Qeverisë për trajtim të barabartë të kompanive vendase dhe atyre të huaja si dhe dhënien e ndihmës financiare në mënyrë sistematike të kompanive me qëllim të rritjes së prodhimtarisë vendore njëkohësisht edhe punësime”, është shprehur Xhemaili.

Me realizimin, siç theksoi ministri ri, të planit ekonomik, të Qeverisë do të përmirësohet standardi jetësor i qytetarëve dhe do të kontribuohet për mbajtjen e punëtorëve në tregun vendor.

“Do të angazhohem për nxitje dhe mbështetje të konkurrencës të bizneseve vendase si dhe rrjetëzimin ndërmjet tyre. Ndamë mendimin se me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO presim edhe më shumë rritje dhe ngritje të ekonomisë vendore”, deklaroi ministri i ri për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Hisen Xhemaili.