Hetimi ndërkombëtarë për rastin “Kumanova”, Musliu: Vullnet reciprok nga dy qeveritë


Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Kosovës janë qeveri të reja të cilat pas vetes nuk kanë bagazh i cili mund ti pengojë në zbardhjen e të vërtetës në rastet e montuara konkretisht rastin e Kumanovës, vlerëson Anlalisti Albert Musliu.

Vullneti politik I cili ka munguar më herët tani më është rikthyer, dhe si i tillë ka hapyr dyert për veprimet e normave juridike.

Kjo sipas Musliut dëshmohet që në takimin e pare te ketij niveli mes dy vendeve që nuk ka ndodhur më pare asnjehere, ku pos tjerash dy kryeministrat kane rene dakord që ky rast të zbardhet dhe të marrë epilog përfundimtarë.

“Unë mendoj se edhe qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë për lëndë që kanë të bëjnë me të dy palët janë tashmë më se të interesuara që e vërtata të vjen në pah më shumë përshkak të asaj se të dyja janë Qeveri të reja dhe nuk kanë se çfarë të frigohen nga pasojat që dalin nga e vërteta në sipërfaqë por bile mendoj se edhe me daljen e të vertëts në sippërfaqe më shumë do të tangohen kundërshtarët politik”, u shpreh analisti Albert Musliu.

Musliu njëherit rikujton se njëra ndër kerkesat e ndërkombëtarëve është se gjithkush duhet të përgjigjet dhe të dënohet për veprimet e veta me qëllim të rritet besueshmëria e qytetarëve në sisitemin gjyqësorë.

“Kjo qasje e të dy palëve por edhe e gjith rajonit është një faze e re në politik përbje në Ballkan ku do të vërtetohet dhe dëshmohet se të pakapshëm dhe të padënueshëm nuk ka .Kjo është një edhe prej vërejtjeve më të mëdha të partnerit tonë ndërkombëtarë .Ajo duhet të tërhiqet prej politikës dhe logjikës politike me qëllim që qytetarët të fillojnë të zhvillojnë edhe besimin ndaj institucioneve,sepse institucionet që vlejnë për disa qytetar dhe për të tjerët jo nuk janë institucione të besueshme”, u shpreh analisti Albert Musliu.

Për rastet gjyqësore që akuzohen për terorizëm si Spoti ,Monstra dhe Kumanova shumë herë është hedhur dyshimi edhe nga avokatët dhe ekspertët se të njejtit janë të montuar.

Zbardhjen e rastit dhe posedimin e dëshmive për të njejtën e ka paralajmëruar tani Kryeministri Zoran Zaev edhe gjatë publikimit të përgjimeve të paligjshme massive.

Për rastin Monstra dhe rastin Sopoti të akuzuarit pas disa viteve në paraburgim ,në mungesë të provave po mbrohen në liri ndërsa për rastin e Kumanovës u akuzuan 37 persona, për cka u vendos për 8 burgime të përjetshëm, 746 vitë burg ndërsa 4 janë liruar nga akuza