Heqja e imunitetit, Komisioni ende nuk është konvokuar


Komisioni kuvendor për çështje procedurale dhe mandatare-imunitare, në të cilën duhet të shqyrtohen kërkesat për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve të dorëzuara deri te Gjykata, ende nuk është caktuar. Prokuroria i akuzon deputetët për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë në shtet, e në lidhje me dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili pasdite arriti në ndërtesën e Parlamentit ende nuk i ka dorëzuar kërkesat deri te kryetari i Komisionit, Pavle Bogoevski, por theksohet se kjo do të mund të ndodh në çdo moment. Tani për tani ende është e pasigurt se kur do të jetë fillimi i seancës edhe pse është paralajmëruar për pasdite. Është e mundur, siç informojnë nga Kuvendi, seanca të caktohet për sonte ose për nesër.

Pasi njoftimi do të arrijë deri te Komisioni, ai obligohet ta shqyrtojë dhe në afat prej dy ditëve të dorëzojë raport deri te kryetari i Kuvendit. Në bazë të raportit të Komisionit, Kuvendi më së voni në afat prej tre ditëve nga marrja e kërkesës për paraburgim të deputetit, vendos për kërkesën. Për heqjen e imunitetit të deputetit është e nevojshme shumicë e thjeshtë. Pas njoftimit për paraburgim të deputetit, i cili nuk i referohet imunitetit, Kuvendit mund të vendos të zbatohet imuniteti ndaj deputetit, nëse kjo është e nevojshme për kryerjen e funksionit të deputetit.

Deputetët në pushtet kanë shumicë në Komisoonin për çështje procedurale mandatare-imunitare, kështu që pritet vendimi të sillet edhe nëse deputetët e opozitës gjegjësisht të VMRO-DPMNE-së nuk marrin pjesë në seancë. Anëtarë të këtij komisioni janë edhe dy nga deputetët për të cilët ka informacione se është kërkuar paraburgim, por sipas Rregullores edhe ata duhet të njoftohen për seancën. Vendin e tyre në Komision do ta marrin zëvendës-anëtarët e grupit të deputetëve.

Zëvendëskryetari i Komisionit është deputeti Petar Atanasov, ndërsa anëtarë janë Miroslav Jovanoviç, Aleksandar Kiçkovski, Sashko Kostov, Agim Shaqiri, Trajko Veljanoski, Johan Tarçullovski, Kërsto Mukoski dhe Boris Zmejkovski, ndërsa zëvendës janë Goran Misovski, Hari Lokvenec, Sashko Atanasov, Mirsada Emini – Asani, Vladimir Gjorçev, Nevenka Stamenkovska, Nikolla Poposki dhe Zoran Gjorgjievski.

Disa deputetë janë midis 36 personave të cilët Prokuroria Publike Themelore i ndjek penalisht për “kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë” në lidhje me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.