Hedhurinat e Tetovës do të përfundojnë në Shkup


Kompania “Drislla” do të pastron deponinë e egër në rrethinën e Tetovës, e për këtë punë do të paguhet dy milion euro.

E themeluar me një pjesëmarrje prej 20% nga qyteti i Shkupit dhe 80% nga kompania italiane “FLCLambiente”, ajo nënshkroi një kontratë për pastrimin e lokacionit Falisha. Marrëveshja u nënshkrua të martën nga kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe drejtori i “Drisllës’’ Goran Angelov.

Detyra e ‘’Drisllës’’ do të jetë të bëjë një shënim gjeodezik të objektit, të bëjë një gërmim të gjerë vendit së bashku me ngarkimin, të nivelojë terrenin, të ndërtojë një gardh mbrojtës, me tela, me gjemba dhe të deponojë 184 mijë metra kub hedhurina në Shkup! Vetëm për deponimin dhe transportimin e mbeturinave “Drislla” do të paguhet 1.5 milion euro.

Drejtori i ‘’Drisllës’’ thotë se kjo marrëveshje nuk e dëmton fare kompaninë. Sipas tij, në lokacionin që do të pastrohet do të bëhet stacion për pastrimin e ujërave të zeza dhe prandaj hapësira duhet të jetë e pastër. Edhe pse Angelovi thotë se bëhet fjalë për hedhurina ndërtimore, marrëveshja e nënshkruar ka të bëj për hedhurinat komunale.

Për të marr përgjigjen e pyetjeve se çfarë lloj mbeturinash do të transportohen nga fshati Falishë në Shkup dhe çfarë saktësisht do të ndërtohet në lokacionin që do të pastrohet, në telefon e kërkuam kryetaren Teuta Arifi, megjithatë ajo nuk i’u përgjigj thirrjeve tona telefonike. Dërguam SMS porosi, por edhe në ato nuk morrëm përgjigje. Para zgjedhjeve kryetarja e komunës së Tetovës para qytetarëve premtoi se në këtë lokacion do të ndërtohet hapsirë për reciklim.

A ka ‘’Drislla’’ kapacitet për hedhurina nga qytetet tjera

Sipas standardeve evropiane,’’Drislla’’ është deponia më e madhe dhe më produktive në Ballkan. Shërben më shumë se 600,000 familje. Në deponinë e Shkupit, deponohen mbetjet nga kryeqyteti dhe zona përreth, por para pak vitesh në kompaninë “Drislla” filluan të barten edhe mbeturina nga Tetova. Në qershor të vitit të kaluar ‘’Drislla’’ nënshkroi kontratë me Ndërmarrjen publike të higjienës komunale të Tetovës për deponimin e mbeturinave nga stacioni për ngarkim në Tetovë deri në deponinë në Shkup për 536 mijë euro.

‘’Hedhurinat që do të sjellen në Shkup kryesisht janë mbetje ndërtimore, ndërsa Tetova që më herët bën bartjen e hedhurinave në Shkup’’, deklaroi Angelov.

Blaze Josifovski nga lëvizja ‘’Ajde Makedonija’’ thotë se deponia e ‘’Drislës’’ ka kapacitet për të mbledhur aq hedhurina, por problemi kryesor është se me bartjen e tyre nga qytetet tjera rritet ndikimi negative-ekologjik për qytetin e Shkupit.

“Situata është shumë e keqe dhe së shpejti duhet diçka të ndërmerret. Do të ishte më mirë që Qyteti i Shkupit të kthejë ‘’Drisllën’’ nën administrimin e saj dhe të hartojë një strategji të re për menaxhimin e mbeturinave, përndryshe asgjë nuk do të arrihet, “tha Josifovski.

Shilegov: Koncesioneri i ri do të zgjedhet deri më 15 mars

Kompania italiane “FCLambiente”, e cila së bashku me Qytetin e Shkupit është bashkpronare e kompanisë “Drislla” po mbyll koncesionin për deponinë e Shkupit.

Pas shtatë viteve gjykim pa asnjë denar investim në ‘’Drisllë’’, Qyteti i Shkupit me urdhër të Gjykatës Administrative përsëri duhet të zgjedhë se cila kompani do të jetë koncesionere e deponisë së Shkupit. Tenderi nuk do të përsëritet, por Qyteti do të duhet të zgjedhë nga kompanitë që morën pjesë në tender në vitin 2012.

Në shpalljen e parë për koncesion të ‘’Drislës’’ në vitin 2012 janë paraqitur tre kompani: ajo gjermane “Shollc’’, italiane “FCLAmbiente” dhe kompania austriake “ASA International”.

Për zgjedhjen e koncesionerit të ri duhet të vendos komisioni i përbërë prej pesë antarësh që janë të punësuar në qytetin e Shkupit dhe Ministrinë e mjedisit jetësor. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov tha se komisioni nuk ka afat ligjor se deri kur duhet të zgjedhet koncesioneri i ri.

“Komisioni ende po vendos. Vlerësimi im është se deri në mesin e marsit duhet të sjellë vendim”, theksoi Shilegov.

“FCLAmbiente” në pesë vitet e para është duhej të investoj 73 milion euro. Deri tgani ka investimet e lajmëruara nuk ka asgjë, nuk ka asnjë euro. Nga kompanija thonë se deri nuk kanë investuar në deponinë për shkak se kanë pasur ambient jo të sigurt për investim, gjegjësisht tërë kohën kanë qenë në gjykatë për shkak të padive dhe ankesave të cilat i ka dorëzuar kompanija gjermane.

Sipas premtimeve të pronarëve dhe të ish kryetarit të Qytetit të Shkupit,Koce Trajanovski, deponija evropjane moderne duhej të krijojë një strukturë të re për djegien e mbeturinave mjekësore, e cila do të zëvendësonte  ‘’incineratorin’’ i cili në vitin 1998 i është donuar ‘’Drislës’’. Duhej të bëhej një autolarje automatike për kamionët, mehanizëm i ri për punë dhe dhe një ndërtesë e madhe administrative.

Një pjesë e idesë për modernizimin e ‘’Drislës’’ ishte që të mbyllet gjysma e 35 hektarëve të deponisëme që të krijohen kushte për mbeturinat organike për të lëshuar gaz-metani i cili më vonë do të digjet dhe nga temperatura të gjenerojë energji elektrike.

 Pa marr parasysh që nuk ka investime në kompaninë ‘’Drisla’’ dhe që nuk ka kushte për prodhimin e energjisë elektrike, kompania ‘’FCLAmbiente’’, së bashku me një kompani tjetër ‘’G.EnitLTD’’ e regjistruar në Londër, më 10 dhjetor vitin e kaluar në vend ka regjistruar kompani të re- ‘’MKEnergigroup’’. Si lëmi prioritare është evidentuar prodhimi i energjisë elektrike, ndërsa udhëheqës janë: Domeniko Feracoli, pronar i ‘’FCLAmbiente’’ dhe Aleksandro D’Amat- drejtor i “G.EnitLTD”. Komapania është e regjistruar në Londër dhe është formuar në korrik të vitit 2015 me pronar D’Amato i cili është i paraqitur si drejtor edhe në nëntë kompani aktive. Nga Komisioni Rregullator për energjetikë na u përgjigjën që kompania ‘’MKEnergingroup” ende nuk ka bërë kërkesë për licencim për prodhimin e energjisë elektrike.

Cila është kompanija e cila shtatë vite nuk ka investuar as edhe një euro në “Drisla”?

Sipas dokumenteve të regjistrit Italian për shoqëri tregtare, ’FCLAmbiente’’ është formuar më 14 shkurt 2012 apo vetëm tre ditë para se partneri i tyre konzercional- kompania e madhe italiane ‘’Unieko’’ ta dorëzojë ofertën e saj në ‘’Drisla”.

’’FCLAmbiente’’ është në pronësi të rrjetës së kompanive të ‘’Feracoli S.P.A”, e cila sipas regjistrit tregtar është kompani e vogël dhe punon si ‘’ndërmjetësues finansiar’’, ndërsa në vitin 2012 ka pas qarkullim prej 310.744 euro dhe të ardhura 7.715 euro.

Pa përvojën e ‘’Unieko’’, në ekologji dhe ndërtimtari, si dhe profited dhe qarkullimet mni 500 milion euro, ’’FCLAmbiente’’ nuk do të mundej të siguroj kontratën për deponinë e Shkupit.

Por si duket Unieko, përveç pjesmarrjes në tender, nuk ka rol të mëtutjeshëm në projektin për ‘’Drislën’’. Ndërmarrja as që paraqitet si pronar së bashku me ’’FCLAmbienten’’ në kompaninë  e re partnere private-publike, e cila është posaçërisht e formuar për ta udhëhequr deponinë.

 

Aleksandra Denkovska