Haradinaj thirri seancë të Këshillit të Sigurisë


Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka thirrur sot për në ora 18:00 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend”, thuhet në njoftim të Qeverisë së Kosovës.

Kjo mbledhje, siç njoftojnë mediat kosovare, do të mbahet pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanovi në veri të Kosovës