Haradinaj të mërkurën takohet me Zaevin në Shkup


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj më 18 prill do të realizojë vizitën e tij të parë në Maqedoni. Pritet të zhvillojë takim me kryeministrin, Zoran Zaev dhe zyrtarë të tjerë. Temë duiskutimi mes dy kryeministrave do të jenë mardhëniet ndërfqinjësore ,ndërsa do të definohet data e mbledhjes së përbashkët qeveritare midis Maqedonisë dhe Kosovës. Po këtë ditë, në Shkup do të qëndrojë edhe zyrtarja e lartë e BE-së, Frederika Mogerini.