Han: Sa më shpejtë të gjehet zgjidhje për ligjin e prokurorisë publike


Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han sot ka apeluar te partitë politike që sa më shpejtë të vijnë  te zgjidhja e ligjit për prokurorinë publike.

“U bëj thirrje të gjitha partive politike sa më shpejtë të gjejnë zgjidhje. Për ne ka vetëm disa linja të kuqe,  ndërsa më e rëndësishme është në çdo zgjidhje të merret parasysh  se nuk mundet  në fazën e tranzicionit të ketë raste të humbura. Askush nuk guxon të amnistohet  për shkak të paaftësisë  për t’u plotësuar  afate të caktuara. Ajo duhet të garantohet. Ne ashtu e shohim qeverisjen e së drejtës”, theksoi Han duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev.

Sistemi gjyqësor, siç potencoi eurokomisari Han,  duhet të punojë sipas rregullave dhe atë duhet ta respektojnë të gjithë.

Kryeministri Zaev tha se me eurokomisarin Han kanë ndarë pritje të sinqerta se falënderim i procesit, që i vendos edhe të dy palët  e kushtëzuara, edhe pushtetin dhe opozitën si fitues, deri në fund të këtij muaji  të arrihet konsensuz politik, ndërsa në fund të gushtit fillim të shtatorit të votohet ligji për prokurorinë publike. Duke e marrë parasysh se bëhet fjalë për të ardhmen e vendit tonë, për qëllimin strategjik, pas së cilës  të gjithë zyrtarisht qëndrojmë dhe luftojmë, ndërsa ajo është përfundimisht pas 15 viteve të marrim datë për fillim të negociatave”, shtoi Zaev.

“Presim në tetor në bazë të raportit të Bashkimit Evropian, për shkak të aspektit teknik që ishte anuluar vendimi i qershorit për tetorin përfundimisht  në tetor  ta marrim vendimin pozitiv. Por, megjithatë nuk duam  të bëhemi  çfarëdo lloj argumenti  për cilindo vend, për shkak se ende nuk ka përfunduar votimi për ligjin e prokurorisë publike. Por ende më e rëndësishme për shkak të qytetarëve, për shkak të vendit se duhet ta përfundojmë  votimin e ligjit për prokurorinë publike”, tha Zaev  duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp me  eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han.

Kryeministri tha se me Hanin kanë ndarë informata se opozita e ka konfirmuar poentën  e saj në procesin negociues, përkatësisht ka arritur ta bindin pushtetin se duhet të bashkohen prokuroritë, gjë që është pranuar.

“Ka klauzola të qarta legale për 30 qershorin e vitit 2017 dhe përdorimin e bisedave të përgjuara. Barazia dhe parimi në vazhdimësi  të të gjitha  prokurorëve publik në shtet dhe njëtrajtshmëria e prokurorëve publik në prokurorinë  e re  për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Ashtu që opozita është ndërtuar në këtë ligj dhe besoj se kemi  situatë të dukshme  e cila në fund do t’u shërbejë  me nder qytetarëve, ku politikanët janë jashtë procesit të vendosjes  për të ardhmen e lëndëve, për aspektet juridike dhe është lënë tërësisht në  sistemin e prokurorisë publike, si dhe në gjyqësinë  t’i sjellin vendimet”, theksoi Zaev.