Han: Dyert e BE-së janë hapur


Dyert e BE-së janë të hapur, ju mbetet ta shfrytëzoni këtë mundësi, ka thënë sot komisari Johanes Han.

“I inkurajoj qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë dhe të marrin pjesë në referendumin, posaçërisht të rinjtë. Bëhet fjalë për shtetin tuaj, të ardhmen tuaj. Avancimin u pranua edhe nga Këshilli i BE-së, tani më po hapet rruga, duhet të fokusoheni në reformat në fusha të caktuara.

Të gjithë jemi të kënaqur me marrëveshjen me Greqinë, por mbeten edhe shumë çështje për të cilat duhet punuar. I bëj thirrje të gjithë palëve që të pranojnë këtë dhe në mënyrë konstruktive të përfshihen, posaçërisht në sundimin e drejtësisë, reformat në administratën publike. Sot është edhe një ditë e mirë në rrugën tuaj drejt eurointegrimeve”, ka thënë komisari Han.