Halil Snopçe i ASH-së: Qëllimet e Zaevit nihiliste ndaj shqiptarëve!


Kryetari i Akademisë politike të ASH-së, prof.dr Halil Snopçe ishte i ftuar në emissionin 200 në Alsat-M, i cili foli për ngjarjet e fundit politike me zgjerimin e e shumicës parlamentare në koalicionin qeveritar LSDM-BDI, me parti të vogla shqiptare, i cili shpjegoi dy arsye të qëllimshme të Kryeministrit Zaev, se pse realisht i bën këto lojra politike. Ai më tej shtoi:

“Aleanca për Shqiptarët ne lidhje me fenomenet aktuale që ndodhin në RM posacërisht me zgjerimin e Koalicionit Qeveritar vlerëson së ky debat që zgjati më shumë se 6 muaj për të ashtuquajtur rikonstruim ushtë një debat i bajatshëm politik, ky qëllimi primar i Kryeministrit Zaev dhe partnerëve të tij të BDI është në kahje të dy çështjeve edhe atë: një strategji e planifikuar mirë dhe ka për qëllim dy aspekte kryesore edhe ate, defokusimi i qytetarëve me problemet e vërteta që ballafaqohen qyteraët e Maqedonisë, Kryeministri Zaev dhe Qeveria aktuale u zotuan për shumë reforma në të gjitha sferat , dhe të gjithë e dimë se reformat ë mirëfillta nuk ka. Raportet për zhvillimin ekonomik janë shumë negative për Maqedoninë, e cila është ndër shtetet më të pazhvilluara ekonomike në rajon, raportet e fundit flasin edhe për gjendjen alarmantë të Maqedonisë në lidhje me korrupcionin, që po ashtu Maqedonia rangohet si një ndër shtetet më të korruptuara në rajon, mos realizimi i reformave të mirëfillta në gjyqësor, si dhe në institucionet tjera shtetërore, dhe nëpërmjet këtyre debatëve për rekonstrumin e Qeverisë kryeministri Zaev tenton të defokusojë opinionin me ate se cila parti parti sa poste do të mar, apo me cilën ministry ose drejtori të udhëheq më qëllim që Kryeministri ta mbaj peng popullatën shqiptare dhe njejti mos të meret me problemet reale të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj”, theksoi Snopçe.

Sipas tij, një arsye tjetër e strategjisë së Kryeministrit Zaev që fshihet pas rekontruimit të Qeverisë është edhe ajo më e keqja i cili dëshiron të mvesh një frymë nihiliste shqiptarëve në Maqedoni që ata ta humbin besimin tek subjektet politike shqiptare se janë përfaqësues të denjë të tyre, dhe shqiptarët të dëshprohen dhe të binden se partite shqiptare nuk janë përfaqësuese të denjë të tyre sepse e shofin vetëm interesin e tyre personal dhe poashtu Kryeministri nëpërmjet këtij fenomeni të përfitojë duke dashur ta kthejë atë rejting të humbur tek shqiptarët që e kishte në zgjedhjet parlamentare, të cilën tanimë e ka humbur për shkak politikës joparimore dhe jo reformuese dhe LSDM ka humbur pikërisht përkrahjen e shqiptarëve që të njejtën don ta përfitojë më frymë nihiliste tek shqiptarët për tu dëshpruar nga subjektet shqiptare dhe të kthehen tek shqiptarët.