Gruevski paralajmëroi dorëheqje nga pozita lider i VMRO-DPMNE-së


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për “Kurir” paralajmëron se do të japë dorëheqje para organeve të partisë. Shpreson se kjo do të ndihmojë që të zgjidhet kriza politike aktuale.

“Unë natën pas raundit të parë të zgjedhjeve publikisht thashë se kryetari i partisë e mban përgjegjësinë më të madhe. Më pas në intervistën televizive sqarova se gjithmonë në një ekip i cili garon, qoftë në aspektin politik, sportiv, biznes ose ngjashëm, përgjegjësinë më të madhe sipas definicionit e mban njeriu i parë. Ata të cilët më njohin mirë dhe ata të cilët i kuptojnë mirë mesazhet politike më kuptuan. Pavarësisht se si do të jetë rezultati i analizës së zgjedhjeve, madje edhe nëse është i tillë se në mënyrë objektive faji im është i vogël ose më i vogël ose madje edhe nëse përcaktohet se nuk kam faj objektiv për dështimin, do të jap dorëheqje para organeve të partisë,” thotë Gruevski.

Partia, siç thekson, në pajtim me statutin do të organizojë kongres të jashtëzakonshëm, në të cilin do të zgjidhet kryetari i VMRO-DPMNE-së.

Gruevski nuk precizoi se kur do të mbahet kongresi dhe për atë, siç thotë, do të vendosin organet e partisë.