Gruevski: Nuk mbahet mend ndonjë gjykim i montuar politik si ky i imi


Ish kryeministri Nikolla Gruevski edhe sot ishte në gjykatë në vend se në Kuvend. Gruevski patjetër duhej të paraqitej në seancën gjyqësore “Tank”, pasi që gjykata kishte refuzuar që ai sot të jetë i lirë.

“ Gjykim të montuar politik si ky  nuk mbahet mend që nga fillimi i shekullit XX, e as në kohën  e turkut, serbit e as të bugarit”,tha Gruevski.