Gruevski e përgatit Dimovskin për trashëgimtar ?


Vetëm tre ditë pasi lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski njoftoi se ka për qëllim të tërhiqet nga pozicioni i liderit të partisë, u bë e qartë se do ketë Kongres të jashtëzakonshëm më 23 dhjetor, transmeton Express.
Në selinë e VMRO-së, emri i Ilija Dimovskit përmendet më së shpeshti si trashëgimtar i Gruevskit shkruan “BGNES”.

Dimovski është njëri nga më të besueshmit në Komitetin ekzekutiv nga ana e kryetarit aktual.

37 vjeçari Dimovski, që “BGNES” e quan “antik” për shkak të mbrojtjes së projektit “Shkupi 2014” dhe “antikvizimit”, personalisht ka drejtuar bllokadën e Kuvendit të Maqedonisë këtë vit.

“Me kontrollin procedural, ai ka bërë çmos që të bllokojë zgjedhjen e qeverisë së re të Maqedonisë që solli tek eskalimi i dhunës në Kuvend më 27 prill gjatë kohës së të ‘enjtes së përgjakshme’. Më shumë se 100 njerëz u rrahën, përfshirë edhe kryeministrin aktual Zoran Zaev”, thonë nga “BGNES”.