Grubi: Salijin e kisha krah të djathë në betejën për gjuhën shqipe


Deputeti Artan Grubi, në rrjetin e tij social ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Bilen Salijit.
Ai në profilin e tij të facebook-ut ka theksuar se Bilen Salijin e ka pasur si një krah të djathtë për betejën për gjuhën shqipe, Monstrën, Sopotin dhe për rastin e Almirit.

“Bilentin e kisha në krah të djathtë në betejën për gjuhën shqipe, por edhe për Monstrën, Sopotin si dhe për Almirin. Ja, kjo është BDIja e neserme. BDI që vendos shembull, BDI që prin. Edhe pse pa asnjë përgjegjësi personale, ky është kontributi për drejtësinë siç e duam, e presim dhe e meritojmë”./Gazeta Express/