Grubi: Me fqinjët po flasim me njëri tjetrin, e jo për njëri tjetrin


Sot Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me të cilën kryesoi kryetari i Komisionit z. Artan Grubi, e mbajti mbledhjen e tetë , në të cilin Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë, Ivan Velikov Petkov, prezantoi Programin dhe Prioritetet për punën e Kryesimit të Bullgarisë të Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2018.

Kryetari i Komisionit, z. Artan Grubi, në fjalimin e tij hyrës theksoi se Maqedonia pret me 12 korrik në Samitin e NATO-së në Bruksel ftesë për anëtarësim, si dhe fillimin e negociatave për anëtarësimin tonë në BE, në gjatë kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e BE-së.

Më pas theksoi se patjetër të bëhen reforma të nevojshme në gjyqësi, sistemin e sigurisë, mënyrën e qeverisjes, mediet , luftën kundër korrupsionit dhe detyrat e tjera që i marrim nga Brukseli. Gjithashtu, e theksoi rëndësinë për kthim më të shpejtë të opozitës në Parlament .

Ambasadori Velikov Petrov , në fjalimin e tij i njoftoi deputetët dhe të ftuarit e pranishëm për moton e kryesimit bullgar me BE-në “SË BASHKU JEMI MË TË FORTË” si dhe për prioritet, ndërmjet të cilave e theksoi prioritetin e dytë kushtuar perspektivës evropiane dhe lidhshmërinë e Ballkanit Perëndimor në BE. Në atë kontekst, informoi se kryetari i Komisionit Evropian z. Junker , gjithashtu, deklaroi se shoqërimi i Ballkanit Perëndimor me BE do të jetë qëllim primar dhe i komisionit gjatë këtij viti.

Ambasadori propozoi se vendi i tij e mbështet Maqedoninë me hapat e Qeverisë së Kryeministrit Zaev, opozita dhe sektori civil për arritjen e qëllimeve më të larta nacionale , anëtarësim në BE dhe NATO dhe ajo të ndodh gjatë kohës kur me Këshillin Evropian kryeson pikërisht Bullgaria.

Në mbledhjen fjalime hyrëse mbajtën edhe zëvendëskryetari për Çështje Evropiane i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z Bujar Osmani Ministri i punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë z. Nikolla Dimitrov dhe shefi i Delegacionit të RM-së në Maqedoni, ambasadori Samuel Xhbogar.

Gjithashtu, si përfaqësues i partisë më të madhe në pushtet LSDM-ja, fliste dhe deputeti z. Betiane Kitev, si dhe koordinator i grupit të deputetëve të BDI-së z. Ejup Alimi.

Në mbledhjen ishin të ftuar dhe morën pjesë deputet nga më shumë komisione të Kuvendit përfaqësues të Përfaqësive Konsullore Diplomatike në Republikën e Maqedonisë si dhe një numër i organizatave përfaqësuese vendore dhe ndërkombëtare nga organizatat joqeveritare.

Fjalimi i plotë i kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi:

Unë sot po ju drejtohem në gjuhën shqipe, Nikolla do t’ju drejtohet në gjuhën Maqedonase, Ambasadori Petkov në gjuhën Bullgare, Ambasadori Zhbogar në Anglisht oseSllovenisht.

Të gjitha këto gjuhë janë shumë të bukura, e aq më të bukura bëhën kur me gjuhët që flasim ne mirremi vesh mes vete. Me gjuhën që përdorim, gjithësecili prej nesh, kemi filluar të flasim me njëri tjetrin, e jo më për njëri tjetrin.

Në gjuhët tona po flasim bashkë me Sofjen, me Athinën, me Brukselin dhe Washingtonin. Dallimin e bën fakti që sot po flasim bashkë, drejtëpërdrejt, sinqert dhe me njëri tjetrin, e jo më për njëri tjetrin.

E kur flasim me njëri tjetrin, në cilën do gjuhë që të flasim, ne do të mirremi vesh. Kur filluam të flasim me miqtë tanë në Sofje, u morëm vesh menjëherë dhe ja sot, me mburje them që në seancën e sotme plenare do ta ratifikojmë Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë me Bulgarinë, menjëherë pasi të diskutojmë mbi prioritetet e vendit tonë fqinj dhe mik për kryesimin me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Kur flasim me njëri tjetrin, ne rrumbullakësojmë pjesën normative të një dokumenti kaq të rëndësishëm, të sponsorizuar nga SHBAtë, BEja, NATOja dhe OSBEja, Marrëveshjen Paqësore të Ohrit. Kjo është sukses i përbashkët dhe paraqet rrëfim të suksesit.

Kur flasim me njëri tjetrin në shtëpinë tonë të përbashkët të quajtur Maqedoni, bëjmë zgjedhje të mira, shkarkojmë kryeprokurorin regresiv dhe antireformues dhe zgjedhim me shpresë një kryeprokuror të ri progresiv dhe reformues, miratojmë ligjet reformuese me kohë, zgjedhim anëtarët e gjykatës kushtetuese, inkorporojmë rekomandimet e ODIHR dhe Venedikut, përzgjedhim ambasadorët dhe gati se në mënyrë të shkëlqyer plotësojmë listën e detyrave të shtëpisë.

Këto ditë kemi nisur të flasim me njëri tjetrin edhe me fqinjtë tanë në jug dhe kemi ndërprerë praktikën kur kemi fol për njëri tjetrin nëpërmjet të përmendoreve, stadiumeve, autostradave e librave. Po flasim hapur dhe po ndërtojmë masa të mirëbesimit. Kështu, unë më 29 janar do të ligjeroj në Universitetin e Selanikut, ndërsa në javën e parë të shkurtit do të takoj edhe Ambasadorin Grek në Washington si dhe negociatiorin z. Met Nimic në New York.

Me që po flasim me njëri tjetrin, e jo më për njeri tjetrin, miqve tanë në Bruksel po ju themi që nga to presim strategji afirmative dhe konkrete nga z. Junker, raport pozitiv nga komisioni evropian në prill, rekomandim të pastërt dhe të pakushtëzuar dhe më pas edhe datë për fillim të negociatave. Ja, këtë e presim nga miqtë tanë në Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare të unionit.

Po vijoj të flas në të njejtën vijë dhe po them që ne presim edhe nga fqinjtë tanë të bëhën përkrahësit tanë më të mëdhënj në rrugën tonë drejt strukturave EuroAtlantike, ato të bëhen pioner dhe sponsor të integrimit tonë.
Nga SHBA presim t’i prijë rrugës tonë drejt 12 korrikut në samitin e NATOsë në Bruksel, marrjes së ftesës dhe fillimit të procesit të ratifikimit të protokolit nga vendet anëtare të NATOsë gjatë një a po dy viteve të ardhshme.

Besoj që ju nga ne prisni t’i përmbushim detyrat e shtëpisë: sundim të së drejtës, reforma në gjyqësor dhe në sistemin e sigurisë, reforma në mentalitet e mendësi, reforma në mënyrën e zbatimit të pushtetit, rikthim të kredibilitetit të instuticioneve dhe besimit të qytetarëve në shtet, denoncim dhe përndjekje të korrupcionit dhe krimit të organizuar, shoqëri sekulare, funksionim të sistemit, meritokraci, media të lira, shoqëri civile të përfshirë dhe politikan të përgjegjësshëm dhe të barabartë para ligjit dhe institucioneve, mekanizma kontrollues aktivë, gjykatës dhe prokurorë të cilët nuk i orienton era, por fjala e së drejtës dhe drejtësisë.

Unë dhe kolegët e mi jemi gati. Ne shtrijmë dorën edhe deri te opozita që ti përqafon këto hapa të guximshëm sepse kjo agjendë nuk i takon BDIsë dhe LSDMë, por na takon të gjithë neve bashkarisht që ta miratojmë dhe zbatojmë sepse është agjendë e shtetit, është agjendë e qytetarëve tanë, për Maqedoninë që duan. Në lidhje me opozitën, pres se në Vitin e Ri, do të shohim një opozitë të reformuar dhe demokratike, e shkarkuar nga ngarkesa dhe e kaluara që e mbajnë me vete, të orientuar në ardhmërinë e këtij vendi, që së bashku me garniturën qeveritare do të luftojnë dhe do të kontribuojnë për ardhmërinë evropiane të Republikës së Maqedonisë, të shndërruar në frymën e konsensusit.

Le ta bëjmë bashkë vitin 2018 vit të Maqedonisë, vit të vendeve të Evropës Juglindore apo të Ballkanit Perendimor dhe vit të një rrëfimi të bukur dhe të suksesshëm të një bashkimi në Bruksel, ne, Maqedonia dhe ju, Bashkimi Evropian dhe NATO.

Duke uruar Ambasadorin Petkov për kryesimin e parë të Bulgarisë me Bashkimin Evropian, e ftoj ta merr fjalën.