Grubi: Kuvendi të hënën voton për vendet bosh të Qeverisë
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi nëpërmjet rrjeteve sociale dërgoi mesazhin se gjithçka është gati për kompletimin e kabinetit qeveritar. Sipas kësaj dhe sipas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev, mund të konstatohet se Aleanca për Shqiptarët defintivisht mbetet jasht përbërjes qeveritare.
“Propozimet për plotësim të vendeve të zbrazëta në Qeveri, ministra dhe zëvendës ministra, tashmë janë dorëzuar në Kuvend dhe besoj që do të zgjedhen të hënën”, shkroi Grubi.