Grubi: Incidenti në Çair nuk ka asnjë lidhje me BDI-në


Sekretari i BDI-së Artan Grubi mbrëmë në emisionin debativ ClickPlus është deklaruar edhe në lidhje me incidentin e armatosur në Çair ku ngeli i plagosur Drejtori i Gjinekologjisë Valon Bela. Ai ka thënë se ky incident nuk ka të bëjë aspak me BDI-në dhe njëherit ka bërë thirrje tek organet e rendit ta zbardhin të njejtin.

”BDI dënon ashpër këtë incident dhe ftojmë organet e rendit ta zbardhin të njejtin sa më shpejtë”- ka deklaruar Grubi.