Grubi: Gjuha shqipe e barabartë në të gjitha organet e pushtetit qendror


Me gjithësej 69 vota për dhe asnjë kundër apo të përmbajtur, Kuvendi sot në seancë plenare ka votuar ligjin e gjuhëve.

Me këtë rast deputeti i BDI-së Artan Grubi në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se, “gjuha shqipe është e barabartë në të gjitha organet e pushtetit qendror”.

Sakaq, me vonesë prej 30 minutash deputetët arritën në Kuvend ku për sot ka qenë i paraparë vazhdimi i 5 seancave kuvendore prej të cilave prioritare është vlerësuar seanca e 27-të.

Në rend dite të kësaj seance pra ka qenë votimi i propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve në lexim të dytë dhe Propozimi për zgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

Herën e fundit seanca u anulua për shkak të mungesës së kuorumit.