Grubi: Është përgatitur procedura për shkarkimin e Ivanovit


“Vazhdon politika infantile e Ivnaovit dhe më vjen keq për atë, por patjetër dua ta bind se qytetarët nuk do të lejojnë që një uzurpator i cili nuk ka legjitimitet, veçmas te shqiptarët, ta suspendojë punën e Kuvendit, kur tërë bota demokratike e përshëndet Marrëveshjen, tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi, njofton Portalb.mk.

Sipas Grubit, Ivanov i udhëheq personat e paktë të cilët janë kundër integrimit euroatlantik.

Grubi gjithashtu tha se propozimi për impiçment të Ivanovit është gati, por pritet “momenti i vërtetë” që ta dorëzojnë në Kuvend.

Ai shtoi se po konsultohen me shumë ekspertë juridik dhe kushtetues që të mënjanohet bllokada e Ivnaovit, nëse edhe pas votimit të tytë, Ivanov nuk e nënshkruan dekretin e ligjit për ratifikim të Marrëveshjes me Greqinë.