Gjykatësi Kiro Zdravev kryetar i ri i Këshillit Gjyqësor


Gjykatësi Kiro Zdravev është zgjedhur kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor. Për Zdravev në seancën e sotme të Këshillit me unanimitet votuan të gjithë 12 anëtarët.

Zëvendësi i tij është  zgjedhur Selim Ademi, i cili ka marrë 11 vota “pro”,  ndërsa një fletëvotim ka qenë i pavlefshëm .

Gjykatësi Zdravev është anëtar i Këshillit Gjyqësor që në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa funksionin kryetar të Gjykatës do ta kryejë në dy vitet e ardhshme.

Kryetarit të deritanishëm të Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski  mandati i përfundon nesër.