Gjykatat e Apelit Shtip, Kumanova, Tetova dhe Resnja me kryetarë të rinj


Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë sot e publikoi vendimin e djeshëm për zgjedhje të kryetarëve të komunave të Gjykatës së Apelit në Shtip dhe në gjykatat themelore në Kumanovë, Tetovë dhe Resnjë.

Për kryetar të Gjykatës së Apelit Shtip është zgjedhur gjykatësi Nake Georgiev, për kryetare të Gjykatës në Resnjë është zgjedhur Emel Kranli Ali, Snezhana Manev është zgjedhur për kryetare e re e Gjykatës Themlore Kumanovë, ndërsa Hasan Asani për kryetar të Gjykatës Themlore Tetovë. Kryetar i Gjykatës Themelore Dibër nuk është zgjedhur për shkak se kandidatët nuk e kanë marrë shumicën e nevojshme të votave në pajtim me ligjin.

Në seanca janë miratuar vendime për zgjedhje të gjykatësve për Gjykatën Supreme të RM-së, për Gjykatën e Apelit Shkup, si dhe për Gjykatat Themelore në Veles, Manastir, Tetovë dhe në Gjykatën themelore Shkup 2.

Anëtarët e Këshillit e kanë zgjedhur gjykatësin Afrim Fidani në sferën penale për Gjykatën Supreme të RM-së, në Gjykatën e Apelit në Manastir për sferën penale është zgjedhur gjykatësi Aleksandar Kambovski, gjykatësja Tanja Mileva për sferën penale është zgjedhur në Gjykatën e Apelit në Shkup, ndërsa për lëndët civile i kanë përkrahur kandidaturat e gjykatësve Zoran Gerasimovski dhe Melek Alija Elezi.

Në seancë u konstatua ndërprerje e funksionit të gjykatëses të Millka Angelovska Vasevska, gjykatëse në Gjykatën Themelore Shkup 1, për shkak të plotësimit të kushteve për pension të moshës.