Gjykata solli ndalesë të përkohshme për shitjen e librit të Andovit “Deri te atentati dhe pas tij”


Gjykata Themelore Shkupi 2 – solli vendim për masë të përkohshme, ndalesë për shitjen e librit të Stojan Andovit “Deri te atentati dhe pas tij”, pas padisë së Lubomir Fërçkovskit për shkeljen e të drejtave të tij personale, gjegjësisht për shpifje lidhur me atentatin e ish-presidentit Kiro Gligorov.

Gjykata solli vendim se në libër implikohet përzierja e ish-ministrit të Punëve të Brendshme Lubomit Fërçkovski në atentatin e Kiro Gligorovit, për shkak të shkeljes së të drejtave personale të paditësit.

Autori i librit, i cili është edhe ish-kryetar i Kuvendit, Stojan Andov, në një deklaratë për mediumet ka thënë se kjo paraqet precedent dhe është hera e parë që gjykata të imponojë ndalesë për shitjen e librit.

Andov theksoi se nuk e ka pritur një vendim të tillë dhe se do të parashtrojë ankesë nëse ka pasoja materiale për këtë vendim.

Seanca gjyqësore për kontestin është caktuar për më 27 maj.