Gjykata e refuzoi kërkesën e Mijallkovit që të lirohet nga ndjekja për lëndën “Tortura”


Gjykata në seancën e sotme për lëndën “Tortura” e ka refuzuar kërkesën e ish shefit të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sasho Mijalkov që të lirohet nga ndjekja për arrestimin e Lube Boshkoskit në vitin 2011.

Në fillim të seancës, mbrojtësit e Mijalkovit kërkuan nga gjykata që ta hedhë poshtë aktakuzën për lëndën “Tortura” dhe t’i lirojë nga përgjegjësia penale të akuzuarit në këtë lëndë.

Sipas avokatëve, aktakuza për këtë lëndë është parashtruar rreth 20 ditë pas skadimit të afatit prej 18 muajve, në të cilat PSP ka mundur të parashtrojë.

PSP iu kundërshtua kërkesës së tillë, duke theksuar se gjykata pozitivisht ka vendosur për akuzën, që do të thotë se gjykata e ka pranuar PSP-në si paditës të autorizuar.

Gjykatësja Aleksandra Ristevska e refuzoi propozimin dhe seanca vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Në lëndën “Tortura” së bashku me Sasho Mijalkovin, janë akuzuar edhe ish njeriu i parë i njësisë “Alfat”, Ivica Antevski-Puki, dhe katër pjesëtarë të njësisë.