Gjykata e Apelit i’a uli dënimin Sead Koçanit prej 6 në 4.8 vjet burg


Gjykata e Apelit Shkup pjesërisht i mori parasysh aktvendimet e gjykatës së shkallës së parë për lëndën “Trusti” dhe të akuzuarit Sead Koçan ia uli dënimin prej gjashtë vite në katër vite e tetë muaj, ndërsa të akuzuarit Vasilije Aviroviq iu shqiptua masa alternative dënim me kusht, kështu që i konfirmohet dënimi me burg në kohëzgjatje prej dy viteve dhe njëkohësisht caktohet se dënimi i konfirmuar me burg nuk do të mbahet nëse i akuzuari gjatë pesë viteve pas hyrjes në fuqi të aktvendimit nuk kryen vepër të re penale, ceket në kumtesën e gjykatës.

“Gjykata e Apelit Shkup, duke vepruar sipas lëndës penale KZH-1026/18, në opinion e njohur si “Trusti” pas seancës së mbajtur publike, solli aktvendim me të cilin ankesat e të akuzuarve Sead Koçan nga Shkupi dhe Vasilije Aviroviq nga Shkupi, pjesërisht i mori parasysh, në mënyrë që e ndryshoi vendimin e shkallës së parë në pjesën e dënimit dhe të akuzuarin Sead Koçan e dënoi me dënim me burg në kohëzgjatje prej katër vite e tetë muajve, ndërsa të akuzuarit Vasilije Aviroviq iu shqiptua masa alternative dënim me kusht, kështu që i konstatohet dënimi me burg në kohëzgjatje prej dy viteve dhe njëkohësisht caktohet se dënimi i konfirmuar me burg nuk do të kryhet nëse i akuzuari gjatë kohës prej viteve pas hyrjes në fuqi të aktvendimit nuk kryen vepër të re penale”, thonë nga gjykata.

Gjykata e Apelit në pjesën e mbetur në tërësi e konfirmoi aktvendimin e shkallës së parë. Nga atje theksojnë se vendimi i sjellë në këtë mënyrë do të ripërtërihet në tërësi në ueb-faqen e gjykatës në afat të caktuar me Ligj për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykata.

Koçan dhe Aviroviq në korrik të vitit të kaluar u shpallën fajtorë në procesin gjyqësor “Trusti”, për keqpërdorim të furnizimit publik.

Procesi gjyqësor zgjati saktë tetë muaj dhe pati mbi 20 seanca. Koçan dhe Aviroviq, përkatësisht “Transmet” dhe “Sileks Nemetali”, sipas PSP-së, me dokumente të rrejshme kanë fituar tender nga Elemi në vlerë prej 17,3 milionë eurove.