Gjuriq për arrestimin: Sulm brutal ndaj serbëve në veri të Kosovës


Drejtori i i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë dje siç i ka quajtur ai “separatistët shqiptarë, me mbështetjen e qarqeve të caktuara ndërkombëtare në mënyrë brutale dhe të dhunshme sulmuan popullin serb në veri të Kosovës.

Ai në një konferencë për media në Beograd të mbajtur një ditë pas arrestimit në Kosovë tha se ishte krenar për qytetarët e Mitrovicës Veriore që ishin të paarmatosur dhe në mënyrë paqësore kundërshuan dhunën dhe terrorin dhe nuk heqin dorë duke luftuar për shtëpitë e tyre, transmeton Klan Kosova.