(Video) Gjithsej 81.5 vjet burg për dhunuesit e Ziadin Selës në Kuvend


Gjykata Penale e Shkupit sot seancën gjyqësore i dënoi me burg të akuzuarit për tentativë vrasjen ndaj deputetit Ziadin Sela. Kire Georgievski u dënua me 13 vjet burg; Oliver Oshavkovski me 10.5; Nikollçe Dimitrievski me 10.5;  Aleksandar Janeveski-Toshta me 13 vjet;  Andrej Micov me 10.5; Nikolla Vojminovski me 13.6 dhe Kosta Dellov 10.5 vjet burg, raporton Portalb.mk.

Nëse mblidhen , gjithsej për të gjithë të akuzuarit dënimi kushton 81.5 vjet.

Aktvendimin e shqiptoi gjykatësja Sllavica Andreevska, e cila kërkoi që të akuzuarit të shkojnë drejt në burg.

Dënimi është kaq i lartë për shkak se dhunuesit kanë sulmuar deputet, i cili zgjidhet nga populli si dhe e kanë sulmuar në organ të rëndësishëm shtetëror.

Menjëherë pas shqiptimit të dënimit, i akuzuari Kire Georgivski filloi që qajë.

Në ndërkohë, pala mbrojtëse e Andrej Micov është duke kërkuar paraburgim shtëpiak për të akuzuarin e tij, por në gjykatë është duke u pritur vendimi nëse do pranohet, ose jo kërkesa e tij.

Video: Alsat M