Gjashtë vjet nga rasti i Smillkovës


Sot bëhen gjashtë vjet nga vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Më 12 prill 2012 tek liqenit i fshati Smillkovë, peshkatarët gjetën trupat e katër të rinjve Aleksandar Naqevski, Kiro Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Acevski dhe 45 vjeçari Borçe Stefkovski.

Më 19 shkurt këtë vit të akuzuarit në rastin morën dënim me burg të përjetshëm që më pas Gjykata supreme të vërtetojë serinë e lëshimeve në udhëheqjen e procedurave dhe të heq aktakuzën. Pas këtij vendimi, lënda është kthyer në gjykim nga fillimi. Gjykata tanimë ka liruar Agim Ismailoviqin, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin duke iu shqiptuar masën e përkujdesit, apo të mos lëshojnë vendin ku jetojnë, ndërsa kanë për detyrë dy herë në javë të paraqiten në gjyq.

Ky rast i njohur ndryshe si “Monstra” mori kahe të re pasi lideri i LSDM-së Zoran Zaev, tani kryeministër, paralajmëroi “bomba”, apo biseda të cilat do të zbardhin rastin në fjalë.

Për një javë do të fillojë gjykimi para gjykatësve të rinj, ndërsa do të prezantohen edhe incizime nga bisedat e përgjuara./zhurnal