Gjashtë persona nga Maqedonia dhe Serbia janë arrestuar në lidhje me laboratorin për drogë sintetike në Ballkan


Gjashtë persona nga Maqedonia dhe Serbia janë arrestuar në operacionin e mbrëmshëm të përbashkët të dy vendeve, ndërsa me mbështetje të DEA-s amerikane në rajonin e Tetovës, në shkatërrimin e grupit kriminel dhe zbulimin e laboratorit më të madh për prodhimin e drogës sintetike në Ballkan.

“Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz dhe prokurori publik nga Prokuroria themelore publike për përndjekje të krim të organizuar dhe korrupsion me ekip të përbashkët hetues nga Serbia në aktivitetet të koordinuara me DEA zbatoi hetim ndërkombëtar kriminel, me qëllim të shkatërrimit të grupit të organizuar kriminel të involvuar në tregtinë ilegale, prodhimin dhe shitjen e drogës”, deklaroi sot në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Janë kryer bastiste në dy lokalitete në Tetovë dhe pesë lokalitete në Shkup. Laboratori është gjetur në Tetovë.

Siç informoi Spasovski është zbuluar sasia më e madhe deri më tani sintetike në hapësirën e Ballkanit, ndërsa nëse konfirmohen vlerësimet fillestare do të jetë edhe një nga sekuestrimet më të mëdha në suaza botërore.

Sipas informacioneve të para në laboratorin në shtëpinë në Tetovë, janë zbuluar mbi 125 kilogramë drogë sintetike. Bëhet fjalë për minimum 500 mijë tableta drogë sintetike, vlera e të cilave është mbi 2,5 milionë euro.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug paraprakisht njoftoi se mes të arrestuarve është edhe organizatori i grupit Millan Zarubica.

Zëdhënësi i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq me rastin e aksionit të përbashkët të policisë serbe dhe të Maqedonisë theksoi se kjo është një nga rezultate më të mira në sekuestrimin e drogave sintetike.

Sipas ministrit serb, kjo drogë e sekuestruar sintetike është shumë e rëndësishme sepse bëhet fjalë për kaldagon, drogë e re sintetike e cila është e preferuar edhe tek luftëtarët e SHI-së.