Gjashtë deputetë erdhën për tu marrë në pyetje në Gjykatën Penale


Deputetët Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Kërsto Mukoski, Sasha Vasilevski, Luben Arnaudov dhe Ljupço Dimovski sot erdhën në Gjykatën Penale në pyetje para gjykatësit në procedurë paraprake për dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti.
Një deklaratë të shkurtër për mediat para hyrjes në gjykatë dha vetëm deputeti Mukovski, i cili tha se shikuar juridikisht sipas tij nuk ka argumente për paraburgim, por, siç theksoi, ia lë gjyqit që të vendosë për atë dhe beson në të.
Gjashtë deputetët para gjykatës i pritën edhe disa kolegë të tyre nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së që t’u shprehin mbështetje.
Gjashtë deputetët janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria Themelore Publike i përndjek për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.