Georgievski: Nuk ka ikje nga zgjidhja e emrit


Kryetari VMRO –Popullores Lupço Georgievski ka deklaruar se zgjidhjen e emrit e sheh me gjasë 50-50. Sipas tij emri Maqedoni edhe përkundër refuzimit grek do të duhet të ekzistojë, përcjell Aktuale.mk.

“VMRO -DPMNE do të duhet që të lë LSDM-në të zgjidh çështjen e emrit, pasiqë nëse nuk i lë që të zgjidhin këtë çështje atëherë një ditë, në mandatin e ri do të duhet që ata të zgjidhin kontestin. Nuk ka ikje nga kjo”, konsideron Georgievski.