Gazetarët sot protestojnë kundër kërcënimeve të Bekir Asanit


Nën organizim të Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM), sot prej orës 11 do të mbahet nga gazetarët dhe qytetarët në lidhje me rastin e fundit të kërcënimeve dhe ofendimeve ndaj gazetarit Nser Selmani, nga funksionari i BDI-së, Bekir Asani dhe vëllai i tij, Bejtulla Asani, njofton Portalb.mk.

“Kontradiktori Asani gëzon reputacionin e paprekshmërisë dhe mosndëshkimit, kurse ofendimet e fundit dhe kërcënimet e drejtuara drejt Selmanit kanë për qëllim që të frikësojnë të gjithë gazetarët. Kjo nuk është protestë vetëm për të përkrahur kolegun Naser Selmani i cili është nën kërcënime serioze dhe nën presion, por do të japim porosi për qytetarët që janë të brengosur për ruajtjen e vlerave themelore të shtetit të drejtë si liria e shprehjes dhe sundimi i së drejtës”, thuhet në paralajmërimin e Sindikatës së pavarur të gazetarëve të Maqedonisë.

Kërcënimet vijnë pasi që, ditë më parë, gazetari Selmani në rrjetet sociale ka shkruar për rastin me sulmin verbal të Bekir Asanit ndaj polices që deshi t’ia marrë veturën me merimangë për shkak se e kishte parkuar në vend të gabuar.

“Shteti juridik u gjunjëzua para një dhunuesi, i mbështetur nga BDI. Qeveria na ka borxh të sqarojë, kush bënë trysni ndaj polices Jasmina Jançovska të ndryshojë deklaratën për incidentin te Mavrovasja. Nëse nuk e mbrojmë Jasminën, Maqedonia do të jetë shtet i dhunuesve si Bekir Asani! Turp!”, shkruajti para disa ditësh Selmani.