Gashi paralajmëron se krahu i tij i Besës është gati të bëhet pjesë e Qeverisë
Kryetari i krahut të Shkupit nga radhët e Lëvizjes BESA i udhëhequr nga Afrim Gashi, sot pas takimit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski në pyetjet e gazetarëve lidhur me përfshirjen e kësaj partie politike në Qeveri, Gashi theksoi se në mars do të hapen bisedimet, të shohim ofertën, gatishmëria jonë për tu përfshirë në Qeveri ekziston, vetëm se të shohim a është dinjitoze dhe me pjesëmarrjen tonë në Qeveri a do të ndihmojmë Qeverinë që të ballafaqohet me këto probleme të rëndësishme që i ka në këtë kohë si Qeveri dhe si shtet.
Ndërsa i pyetur nga gazetarët se ishin kritikues të politikave të BDI-së, kurse tani paralajmëron që të bëhet pjesë e Qeverisë, Gashi tha se ata janë kritikues të proceseve, dhe nuk janë në politikë të kritikojnë dikë, por vetëm nëse janë bindur për diçka ose e lavdërojnë ose e kritikojmë. Përfshirja eventuale e krahut të tij të Lëvizjes Besa në Qeveri do të zhvillohet në bazë të principeve, sepse do të bëhen pjesë e Qeverisë vetëm nëse mendojnë se do të ndihmojnë në këtë periudhë kohore shumë të rëndësishme për Maqedoninë.