Gashi: BESA në Qeveri me kuadro tejet profesionale, do të luftojmë krimin dhe korrupsionin


Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ishte i ftuar në emisionin “Brifing” të udhëhequr nga Aco Kabranov.

Gashi ka thënë se BESA nuk do mendonte të përfshihet në Qeveri, por për shkak të situatës aktuale politike në të cilën ndodhet Maqedonia, pra meqë jemi para një momenti hostorik ku duhet të dihet qartë se kush në cilën anë ka qenë, prandaj ne duam të ndihmojmë qeverinë që të stabilzojmë dhe rregullojmë çështjes kryesore të shtetit që kanë të bëjnë edhe me gjeopolitkën.

“Ne duam të rregullojmë diçka në qeveri dhe jo konfliktet e brendshme t’i dërgojmë edhe në Qeveri, sepse shtrohet pyetja në këtë mënyrë a mund të jetë ky një problem më i madh apo lehtësim. Nëse jemi pjesë e Qeverisë, e para që kemi me rëndësi, përpos energjisë pozitive në proces, ne do të sjellim kuadrot më profesionale të mundshme në Maqedoni të cilat i posedojmë. Pra, përpos kuadrove më profesionale, ne po ashtu ani pse mund të jemi pjesë e Qeverisë sërish do të luftojmë kriminalitetit dhe korrupsionin nëse e shohim se ndodh kudoqoftë në Qeveri”, theksoi Gashi.

Gashi theksoi se nëse do të përfshihen në qeveri edhe kurbetçarët shqiptar të cilët jetojnë në diasporë, e të cilët përputhen me ideologjinë e BESËS, do të përfshihen edhe ata në poste qeverisëse, kështu do të përçojnë mesazhin te të gjithë ata dhe të rinjt se edhe diaspora ka perspektivë edhe këtu.

Ai ka shtuar, se të gjithë deputetët e BESËS deri më tani janë rë BESËS, e kjo do të zgjasë mbase deri sa të zgjidhet edhe çështja përfundimtare Lëvizjes edhe në mënyrë ligjore në favorin e tij.