Funksionarët qeveritarë kanë shpenzuar më pak për shërbimet hotelierike, telefon dhe bileta aeroplani


Shpenzimet e të gjitha ministreve në Qeveri për periudhën nga qershori deri në nëntor të vitit të kaluar, arrijnë 18.048.080 denarë, që është dyfish më pak në krahasim me shpenzimet e ministrive të qeverisë paraprake për periudhën e njëjtë në vitin 2015, të cilat arrijnë 41.405.076 denarë, tregon raporti më i ri gjashtë mujor për shpenzimet e funksionarëve nga përbërja aktuale qeveritare.

“Shërbimet e përgjithshme hotelierike në shtet dhe jashtë shtetit të ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë në vitin 2018 arrijnë 7.066.165 denarë dhe janë për 2,7 herë më të larta në krahasim me periudhën krahasuese nga viti 2015 kur ishin 19.132.121 denarë. Këto shpenzime seriozisht të zvogëluara janë rezultat i pagesave të shkurtuara joproduktive edhe atë në periudhën e vizitave intensive të delegacioneve të huaja të shtetit kur çdo ditë dhe në disa raste edhe shumë herë në ditë, delegacione të larta qeveritare e vizitojnë vendin si mysafirë të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, kumtoi sot pres-shërbimi qeveritar.

Prej atje theksojnë se janë për shënimin e shpenzimeve të zvogëluara të përgjithshme për telefon celular në vlerë prej 772.286 denarë në vitin 2018 në periudhën nga qershori deri në nëntor, derisa në periudhën e njëjtë në vitin 2015, shpenzimet për biseda në celular kanë arritur shumë prej 2.602.543 denarë, që është shkurtim i shpenzimeve për më shumë se tre herë.

Edhe më e dukshme është, qëndron në kumtesë, dallimi edhe në vlerën e shpenzimeve për bileta aeroplani. Nëse në vitin 2015, Qeveria e kryesuar nga Nikolla Gruevski ka nënshkruar 11.804.083 denarë, kur vendi ishte në izolim të thellë politik, në vitin 2018 janë shpenzuar tre herë më pak, gjegjësisht 4.815.198 denarë, në periudhën e negociatave mëintensive për avancimin e integriemeve tona euroatlantike.

Zgjidhja e softuerit të mjetit mundëson qasje edhe deri tek raportet narative mujore për punën e nëpunësve, takime të realizuara, udhëtime zyrtare jashtë vendit, shpenzime për reprezentacion dhe të tjera dhe i tregon të dhënat në formë të infograficione interaktive me qëllim t’i bëjë më të dukshme për të gjithë në emër të interesit publik.

Nga Qeveria vlerësojnë se mjeti për llogaridhënie dhe transparencë jep rezultate. Kontrolli i vazhdueshëm në shpenzimet për punën e përbërjes qeveritare stimulon punë me përkushtim dhe ekonomike, paralelisht e agjendën reformuese, anëtarësimin në NATO dhe integrimin drejt BE-së.