Fuere: 2018-ta, vit kyç për Maqedoninë


Shansi i fundit për integrimin euro-atllantik të Maqedonisë. Ervan Fuere sugjeron vendime të guximshme nga qeveria e re.

Ish-ambasadori i BE në Maqedoni, Ervan Fuere, i cili është një mbështetës i fuqishëm i proceseve demokratike në Maqedoni, tha se 2018 është një vit kyç për vendin tonë që duhet të përdoret për integrimin euroatlantik. Ai këto komente i bëri në Faktor Magazin që transmetohet edhe në Tv 24.

“Fakti që qeveria e re i bëri të gjitha këto ndryshime pozitive, shpresojë se do të kthehen me të njëjtën masë nga qeveria greke. Në çdo negociata patjetër të ketë kompromis – lëshime nga të dyja palët, kjo nuk mund të bëhet vetëm nga njëra palë.

Procesi i mbikëqyrjes nga KB është proces që çon negociatat para, duhet të mbetet ashtu, është proces neutral dhe ndërmjetësi është këtu që t’i afrojë të dyja palët. Në të njëjtën kohë është e qartë se BE nuk është e kyçur drejtpërdrejtë në proces pasi Greqia është anëtare e BE-së, prandaj nuk mundet se kështu nuk mund të thuhet se ka barabarësi”, tha ish ambasadori Fuere.